Show Biz

Londrimi për Endrin: “Më shumë njihet për ‘memen’ – kur kam qenë i pirë”

Endri ka qenë sërish në qendër të diskutimeve mes banorëve të Big Brother VIP Kosova, ku është folur për rrugëtimin e tij në muzikë dhe arsyet pse karriera e tij nuk arriti të konsolidohej në skenën muzikore.

Gjatë bisedës, banorët rikujtuan faktin se Endri e nisi muzikën në një moshë shumë të re, por më pas pati një shkëputje nga kjo rrugë për një periudhë të caktuar. Limi u shpreh se Endri kishte pasur staf dhe menaxhim të mirë, duke theksuar se ishin bërë përpjekje serioze për ndërtimin e karrierës së tij.

Megjithatë, sipas Lim-it, pavarësisht kushteve të favorshme, Endri nuk arriti të depërtonte fuqishëm në industrinë muzikore. Ai përmendi edhe artistë të tjerë nga i njëjti label, të cilët në atë periudhë kishin arritur sukses dhe afirmim në treg.

Në vijim të diskutimit, reagoi edhe Londrimi, i cili deklaroi se Endri sot njihet më shumë për një moment viral nga fillimet e karrierës së tij, konkretisht për deklaratën e famshme: “Kur kam qenë i pirë” – një shprehje që u shndërrua në “meme” dhe e shoqëroi atë për një kohë të gjatë në opinionin publik.

Diskutimi hapi debat mes banorëve për ndikimin e imazhit publik dhe deklaratave të hershme në karrierën e artistëve, veçanërisht kur ato tejkalojnë vetë punën artistike.

You may also like

Show Biz

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi
Show Biz

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia”

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia” Pas një serie suksesh në skenën muzikore, Lionora Jakupi vjen me