Futboll Kombëtarja Sport

Lorik Cana: “Shumë emocione për këtë finale, Kosova ka krijuar shpirt luftarak”

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka folur me emocione të mëdha në prag të finales së “play-off”-it mes Kosovës dhe Turqisë.

Në një lidhje direkte për “Euronews Now”, Cana theksoi se kjo ndeshje ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët, e sidomos për Kosovën.

“Emocione do kemi të gjithë si shqiptarë, por sidomos ne të Kosovës. Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë,” u shpreh ai.

Duke folur për rrugëtimin e ekipit, Cana vlerësoi zhvillimin dhe karakterin që ka treguar skuadra gjatë këtij cikli.

“Pas humbjes në Basel kundër Zvicrës kanë ndryshuar shumë gjëra. Ekipi ka gjetur një shpirt luftarak. Kemi bërë një fushatë të jashtëzakonshme dhe tani kemi arritur në shkallën e fundit, që është edhe më e bukura, por edhe më e vështira,” tha ish-mbrojtësi.

Ai shtoi se përfaqësimi i Kosovës është një përgjegjësi e madhe, por njëkohësisht edhe një privilegj i jashtëzakonshëm për futbollistët.

“Kur kupton se çfarë do të thotë të përfaqësosh vendin tënd, kalon përtej të menduarit si sportist. Këta djem kanë bërë punë të jashtëzakonshme dhe meritat kryesore i takojnë atyre në fushë,” theksoi Cana.

Në fund, ai vlerësoi edhe rolin e diasporës dhe familjeve në formimin e lojtarëve që sot përfaqësojnë Kosovën, duke e quajtur këtë një vlerë të madhe për të ardhmen e futbollit kosovar.

Kujtojmë se përballja vendimtare zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri, ku Kosova synon të shkruajë histori me një kualifikim në Kupa e Botës FIFA 2026.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së