Kryeministri Edi Rama ka kritikuar opozitën gjatë Asamblesë së PS-së në Dibër, teksa i referohej deklaratave të këtyre të fundit.
Rama u shpreh se nuk ka ndodhur në asnjë vend, që opozita të kërkojë bllokimin e vendit të tyre në anëtarësimin në BE, pavarësisht problemeve të brendshme politike.
“Nuk e “gëlltit” dot faktin që ne nuk na mundin dot dhe kjo gjë i çon në verbëri. Kjo gjë i çon në gjëra të cilat janë shumë të vështira, në mos të pamundura për t’u kuptuar se si mund të degradojë njeriu publik, në pikën që t’i turret vendit të vet, jo neve, vendit të vet dhe po ju them që më ndodh dhe nuk di çfarë të them, por ndihem keq, pavarësisht se nuk më drejtohet mua, nuk ju drejtohet ju, kur miq të huaj më thonë: “Ore, po si ka mundësi, si ka mundësi që vijnë nga Shqipëria njerëz që përfaqësojnë popullin shqiptar, pavarësisht se janë në anën tjetër dhe nuk lënë gjë pa thënë, dhe nuk ndalen së kërkuari nga ne, që ne të bllokojmë Shqipërinë.”

