Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u larguan me urgjencë nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi një person i armatosur hapi zjarr.
Nata më e madhe e vitit në Uashington u kthye në kaos pasi të shtëna u dëgjuan në hollin e hotelit Washington Hilton rreth orës 20:15.
Presidenti dhe Zonja e Parë u dërguan menjëherë në një ambient të sigurt, të ndjekur nga anëtarë të kabinetit.
Eventi luksoz sapo kishte nisur kur një i dyshuar i armatosur me një “armë të fuqishme” hyri me forcë në hollin e hotelit.
Mijëra të ftuar u detyruan të fshiheshin poshtë tavolinave dhe karrigeve, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret hynë në sallë duke u kërkuar të gjithëve të mbroheshin.
Qindra gazetarë nisën të telefononin për të raportuar zhvillimet. Një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua, por sipas një burimi për Daily Mail, ai kishte veshur jelek mbrojtës.
Nuk janë raportuar të lënduar dhe Presidenti konfirmoi më vonë se autori i të shtënave është “arrestuar”.
Presidenti po merrte pjesë në këtë event për herë të parë që nga viti 2011 dhe pritej të nderohej si dhe të mbante një fjalim.

