Botërori 2026 Futboll Sport

Messi tremb Argjentinën para Botërorit 2026, largohet i dëmtuar nga ndeshja

Argjentina është futur në ankth vetëm pak javë para Kupës së Botës 2026, pasi Lionel Messi u largua i dëmtuar nga ndeshja e Inter Miami në MLS.

Ylli argjentinas u zëvendësua në minutën e 73-të gjatë triumfit spektakolar 6-4 ndaj Philadelphia Union, pasi ndjeu shqetësime në muskulin e kofshës së majtë.

Messi kishte zhvilluar një tjetër paraqitje të madhe, duke dhuruar dy asistime për skuadrën e tij, por momenti i dëmtimit ka alarmuar jo vetëm Inter Miami, por edhe gjithë Argjentinën para nisjes së Botërorit.

Kamerat kapën 38-vjeçarin duke prekur vazhdimisht pjesën e kofshës së majtë, ndërsa më pas ai nuk u ul as në stolin e rezervistëve, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për gjendjen e tij fizike.

Deri tani nuk ka një diagnozë zyrtare për shkallën e dëmtimit, por mediat ndërkombëtare raportojnë se Messi ka pasur probleme të ngjashme muskulore edhe më herët gjatë periudhës së tij te Inter Miami.

Për Argjentinën, çdo shqetësim fizik i Messit konsiderohet alarm kombëtar, sidomos në prag të Kupës së Botës ku kampionët në fuqi synojnë të mbrojnë trofeun.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së