Kombëtarja Sport Vendi

Mirlind Daku viziton Llapin gjatë fazës përgatitore në Antali

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, ka vizituar skuadrën e Llapit gjatë qëndrimit të kësaj të fundit në Antali, ku po zhvillon fazën përgatitore për pjesën e mbetur të sezonit.

Vizita e Dakut u prit me interes nga stafi teknik dhe futbollistët e Llapit, duke shërbyer si një moment motivues gjatë përgatitjeve intensive të ekipit.

Daku, i cili po qëndron gjithashtu në Antali për angazhime përgatitore me skuadrën e tij, shfrytëzoi rastin për të përshëndetur bashkëkombësit dhe për të ndarë disa momente miqësore me ekipin kosovar.

Llapi po vazhdon përgatitjet në Turqi me synimin për të arritur formën optimale para rifillimit të garave zyrtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së