Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur me respekt të madh për Kosovën pas finales së “play-off”-it për Kupa e Botës FIFA 2026.
Pas fitores minimale që i siguroi Turqisë kualifikimin në Botëror, tekniku italian pranoi se përballja ishte shumë më e vështirë sesa mund të dukej në rezultat.
“Kosova na vuri shumë në vështirësi. Ishim të përgatitur për këtë pasi Kosova ka një skuadër shumë cilësore, por është fat i keq që vetëm një skuadër mund të kalojë në Kampionatin Botëror”, deklaroi Montella.
Ai theksoi se ekipi i tij kishte analizuar në detaje kundërshtarin dhe kishte respekt maksimal për cilësinë që treguan “Dardanët” në fushë, duke e cilësuar Kosovën si një skuadër serioze dhe shumë konkurruese.

