Sport Vendi

Plisat” thërrasin konferencë të jashtëzakonshme, reagim ndaj zgjedhjes së kryetarit të ri

Tifogrupi “Plisat” ka njoftuar organizimin e një konference të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet më 17 janar 2026, duke filluar nga ora 18:00, në zyrat e klubit të basketbollit KB Sigal Prishtina, në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.

Sipas njoftimit, konferenca është thirrur për të diskutuar dhe shprehur qëndrimin zyrtar të tifogrupit lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit, një vendim që është kundërshtuar hapur nga “Plisat”.

Ngjarja do të jetë e hapur për të gjithë përfaqësuesit e mediave, të cilët janë ftuar të marrin pjesë dhe të raportojnë mbi situatën e krijuar pas ndryshimeve të fundit në drejtimin e klubit.

Konferenca pritet të hedhë më shumë dritë mbi qëndrimet e tifozëve dhe zhvillimet e ardhshme rreth KB Sigal Prishtina.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së