Amarildo Bakaj shkëlqeu në një meç të paharrueshëm, duke mposhtur italianin Francesco Morandi me dominim të plotë dhe duke regjistruar fitoren e 15-të në karrierën e tij. Ndeshja, e karakterizuar nga emocion dhe intensitet maksimal, u vendos në raundin e pestë, ku Bakaj siguronte triumfin pas një performancë të jashtëzakonshme që la publikun pa frymë.
Pas ndeshjes, Morandi e përgëzoi rivalin për aftësitë e tij dhe e ngriti në shenjë respekti, duke vlerësuar talentin dhe profesionalizmin e boksierit shqiptar.
Pas triumfit, Amarildo u shpreh i emocionuar: “Jam shumë i lumtur pas fitores. Salla ishte plot me shqiptarë, dhe përkrahja e tyre më mbushi zemrën dhe më bëri të ndihem i vlerësuar. Çdo koment, çdo mbështetje më japin forcë për të dhënë maksimumin dhe për të bërë krenar kombin tonë.”
Boksieri shtoi se motivimi i tij vjen nga dëshira për të treguar dhuntinë dhe përkushtimin në ring, duke mos u ndalur këtu: “Plani im i ardhshëm është të vazhdoj përparimin dhe të përballem me emra të mëdhenj në Angli. Në ring flas me veprime, jo me fjalë. Kam lindur për këtë sport dhe çdo sfidë është mundësi për të treguar forcën dhe përkushtimin tim.”
Nga ana tjetër, Francesco Morandi pranoi humbjen dhe shprehu respekt të madh për Bakajn: “Kam 14 fitore dhe jam mësuar me sfida të vështira, por Amarildo tregoi profesionalizëm dhe talent të jashtëzakonshëm. E falënderoj publikun shqiptar për mbështetjen dhe shpresoj të kem mundësinë për një rivansh në të ardhmen.”
Me këtë triumf, Amarildo Bakaj vazhdon të ndërtojë një karrierë të jashtëzakonshme, duke synuar tituj botërorë dhe duke bërë krenar gjithë komunitetin shqiptar. Performance e tij nuk është vetëm një triumf personal, por edhe një mesazh frymëzimi për të gjithë të rinjtë që ndjekin sportin e boksit.
15 fitore, emocione të papërsëritshme dhe ambicie për të arritur majat botërore – Amarildo Bakaj nuk ndalet!

