Futboll Ndërkombëtare Sport

Përshkallëzohet kriza mes Ronaldos dhe Al-Nassr

Rriten tensionet mes Cristiano Ronaldos dhe klubit Al-Nassr, teksa situata ditët e fundit ka marrë përmasa gjithnjë e më serioze. Sipas raportimeve të CBS, ylli portugez ndihet “i tradhtuar” dhe i ka informuar zyrtarët e lartë të ligës saudite se po e konsideron seriozisht largimin nga Arabia Saudite gjatë verës.

Sipas raportimeve Ronaldo është i pakënaqur me mungesën e investimeve në përforcime cilësore, duke besuar se klubi nuk po ndërton një skuadër mjaftueshëm konkurruese për të luftuar për trofe. Kjo pakënaqësi është shfaqur tashmë edhe publikisht, me portugezin që ka pasur konfrontime të hapura me ambientin e ekipit.

Situata u përshkallëzua edhe më shumë në ndeshjen e fundit, ku CR7 refuzoi të paraqitet për Al-Nassr, një veprim që ka ndezur alarmet si te klubi ashtu edhe në ligën saudite, duke ushqyer spekulimet për një ndarje të mundshme.

Sipas CBS, kontrata e Ronaldos përfshin një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, çka e bën largimin e tij të realizueshëm nëse ai vendos të mbyllë aventurën në Arabinë Saudite pas vetëm disa sezoneve.

Në Al-Nassr, zyrtarisht nuk ka ende një reagim të qartë, por burime të afërta me klubin pranojnë se marrëdhënia mes palëve është ftohur ndjeshëm, ndërsa e ardhmja e një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori mbetet e paqartë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së