Sport

Prishtina godet në merkato: Sylian Mokono vesh bardhekaltërit!

FC Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e Sylian Mokono, duke forcuar repartin defensiv në këtë afat kalimtar dimëror. Mbrojtësi i djathtë holandez është përforcimi më i ri i kryeqytetasve dhe pritet të sjellë cilësi dhe eksperiencë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

26-vjeçari është produkt i akademisë së njohur të FC Utrecht, ku ka kaluar nëpër disa grupmosha deri në ekipin e parë. Në karrierën e tij, Mokono ka qenë pjesë edhe e Heracles Almelo, me të cilin u shpall kampion në ligën e dytë të Holandës, ndërsa së fundmi ka aktivizuar te VVV-Venlo.

Afrimi i Mokonos shihet si një lëvizje e rëndësishme për Prishtinën, e cila synon të rrisë konkurrencën dhe stabilitetin në mbrojtje në vazhdim të sezonit.

FC Prishtina i uron mirëseardhje Sylian Mokonos dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së