Marcus Rashford është i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për të vazhduar karrierën te Barcelona. Sulmuesi anglez, i cili ndodhet në huazim nga Manchester United, ka pranuar ulje prej 40 për qind të pagës vetëm për të bindur klubin katalanas ta mbajë në skuadër.
Sipas mediave spanjolle, Rashford ka arritur marrëveshje personale për një kontratë trevjeçare me Barcelonën dhe madje ka propozuar që kostoja e transferimit të shpërndahet në pesë vite, në mënyrë që të lehtësohet barra financiare për klubin.
Megjithatë, Barcelona ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar për ta transferuar përhershëm anglezin. Drejtuesit katalanas preferojnë një tjetër marrëveshje huazimi, ndërsa Manchester United nuk e sheh këtë si opsion.
Vendimi final pritet të merret nga trajneri Hansi Flick në javët e ardhshme. Nëse tekniku gjerman jep dritën jeshile, drejtori sportiv Deco do të nisë negociatat për ta finalizuar marrëveshjen.

