Real Madrid ka siguruar një nga talentet më premtues të akademisë së tij, duke nënshkruar kontratën e parë profesionale me Enzo Alves, djalin e ish-legjendës së klubit, Marcelo.
Marrëveshja është firmosur gjatë ditës së djeshme dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e sulmuesit të ri, i cili prej kohësh konsiderohet si një nga emrat më të spikatur të kategorive të reja të “Los Blancos”.
Enzo Alves është pjesë e sistemit të akademisë madrilene prej vitesh dhe ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij, duke u vlerësuar si një projekt afatgjatë për të ardhmen e klubit.
Me këtë lëvizje, Real Madrid vazhdon strategjinë e investimit te talentet e rinj, duke synuar që lojtarët me potencial të rriten dhe të konsolidohen brenda strukturës së klubit.

