Rey Manaj ishte protagonist në ndeshjen ku ekipi i tij, Al Sharjah, po përballet me Al Bataeh në shtëpi. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe është aktualisht 0–2për mysafirët.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi një gol të bukur në minutën e 59-të. Pas një topi perfekt nga një shok skuadre, Manaj me një goditje me kokë arriti të barazonte rezultatin në 1–1.
Megjithatë, anësori dhe kryesori vendosën të anulonin golin, duke e konsideruar sulmuesin në pozicion jashtë loje. Kjo vendimmarrje i prishi gëzimin lushnjarit dhe buzëqeshja e tij u “ngriu” në fushë, duke e lënë pa shpërblimin e merituar për paraqitjen e shkëlqyer.

