Sport

ZYRTARE | Kamer Qaka bashkohet me Partizanin!

Partizani godet fuqishëm në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e mesfushorit të njohur, Kamer Qaka! Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka refuzuar ofertën e Tiranës dhe ka zgjedhur të veshë fanellën e kuqe, duke nisur kështu aventurën e tij të parë në Kampionatin Shqiptar me “Demat”

Njoftimi i klubit:  “Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Kamer Qaka. Ish-lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë dhe do të provojë aventurën e parë në Kampionatin Shqiptar me të kuqtë.”

Qaka ka nënshkruar një kontratë 1 vit e gjysmë dhe është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi.

30-vjeçari vjen pas eksperiencës të suksesshme te Shkëndija e Tetovës, ku fitoi 2 tituj kampion dhe spikati në Ligën e Konferencës, duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet europiane.

I lindur në Pejë, Qaka sjell në Partizan eksperiencë dhe personalitet, pas një karriere ndërkombëtare me klube në Norvegji, Rumani dhe Hungari, duke forcuar mesfushën e skuadrës së kuqe.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së