Andrea Kimi Antonelli po kalon një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon të Formula 1. Piloti italian i Mercedes triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Miamit, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke konfirmuar dominimin e tij në këtë kampionat.
Gara në SHBA nuk ishte aspak e lehtë për Antonellin, i cili u përball fort me rivalët kryesorë. Fillimisht me Charles Leclerc, e më pas me Lando Norris, që mbeti konkurrues gjatë gjithë garës, por në fund nuk arriti ta ndalë italianin që siguroi vendin e parë.
Në podium, pas Antonellit, u rendit kampioni në fuqi në vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi Oscar Piastrit të McLaren. Ferrari nuk arriti të jetë në nivelin e pritshëm, me Leclerc që përfundoi jashtë podiumit.
George Russell e mbylli garën në vendin e katërt, ndërsa Max Verstappen u rendit i pesti. Leclerc përfundoi i gjashti, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton në vendin e shtatë. Dhjetëshja e parë u plotësua nga Colapinto, Sainz dhe Albon.
Me këtë fitore, Antonelli vazhdon të kryesojë bindshëm renditjen e përgjithshme me 100 pikë, duke lënë pas George Russell me 80 pikë dhe Charles Leclerc në vendin e tretë me 63 pikë.
Sezoni i Formula 1 tashmë po hyn në një fazë vendimtare, ndërsa ndalesa e radhës do të jetë Çmimi i Madh i Kanadasë, që zhvillohet në fundjavën e 22-24 majit.
Antonelli po shfaqet si emri kryesor i këtij edicioni, duke dhënë sinjale të qarta se është favorit për titullin kampion.

