Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, ka tërhequr vëmendje jo vetëm me performancën në fushë, por edhe me një gjest simbolik pas sigurimit të titullit kampion në Serie A.

Ky homazh vjen si një respekt për figurën e Bryant, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me helikopter në janar të vitit 2020, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në sportin botëror.
Thuram, me ndihmën edhe të inteligjencës artificiale për rikrijimin e detajeve vizuale, arriti të sjellë një version modern të fotos ikonike, duke e lidhur suksesin e tij me një nga momentet më të paharrueshme në historinë e sportit.
“Titulli u kthye në shtëpi, mos na lër kurrë më”, ishte mbishkrimi që shoqëroi postimin e sulmuesit francez, duke i dhënë edhe më shumë emocion këtij dedikimi.
Ky veprim i Thuram është vlerësuar gjerësisht nga tifozët, duke bashkuar dy botë të mëdha sportive – futbollin dhe basketbollin – në një moment simbolik që shkon përtej fitores së një titulli.

