Shqipëria është gati për një përfaqësim historik në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina, ku për herë të parë në historinë e saj do të marrë pjesë me katër sportistë në ski alpine.
Ekipi shqiptar përbëhet nga sportistë të rinj dhe premtues, të cilët do të garojnë në disa disiplina të skive alpine. Lara Colturi (19 vjeç) do të konkurrojë në Giant Slalom dhe Slalom, ndërsa Lisa Brunga (17 vjeç) do të marrë pjesë në Slalom. Semire Dauti (18 vjeç) do të garojë gjithashtu në Giant Slalom dhe Slalom, ndërsa Denni Xhepa (22 vjeç) do të përfaqësojë Shqipërinë në Downhill, Giant Slalom, Slalom dhe Super-G.
Ky përfaqësim shënon një moment të rëndësishëm për sportin shqiptar, duke reflektuar zhvillimin dhe rritjen e skive alpine në vend. Pjesëmarrja me katër sportistë konsiderohet një arritje e madhe dhe një hap përpara për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të sporteve dimërore.
Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina pritet të jenë një eksperiencë e veçantë për ekipin shqiptar, me synimin për paraqitje dinjitoze dhe përfaqësim sa më të denjë të vendit.

