Sot para Gjykatës së Hagës
Sot gjendem para Gjykatës së Hagës, së bashku me Hysni Gucatin, në pritje të vendimit përfundimtar për krerët e UÇK-së. Kjo është një ditë e ngarkuar me emocione, shpresë dhe besim.
Shumë bashkëkombës janë mbledhur këtu për të treguar mbështetjen e tyre, duke qëndruar të bashkuar në këtë moment të rëndësishëm. Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që shumë shpejt të festojmë lirimin e tyre.
Kjo ditë është më shumë se një proces gjyqësor është një moment reflektimi dhe qëndrueshmërie për të gjithë ata që besojnë në të vërtetën dhe drejtësinë.

