Sport

Mesfushori shqiptar Valon Berisha pranë largimit nga Bundesliga

Valon Berisha, mesfushori i Kosovës, po përgatitet të largohet nga LASK në Bundesligën austriake. Ende nuk është bërë i ditur destinacioni i tij i ardhshëm, por mediat austriake raportojnë se 32-vjeçari mund të ndryshojë ambient pas një sezoni të vështirë.

Këtë sezon, rendimenti i Berishës ka qenë i ulët, pa gola në 12 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës.

Megjithatë, mesfushori i majtë ka vazhduar të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës, edhe gjatë “epokës” së trajnerit Franco Foda.

Karriera e tij ka bërë jehonë më parë me transferimin nga Salzburg te Lazio për 7.6 milionë euro, por Berisha nuk arriti të bëhej protagonist në Serie A me bardhekaltërit e kryeqytetit italian.

Largimi nga Bundesliga duket se do të jetë një mundësi për të rinisur karrierën dhe për të gjetur ritmin e duhur në futbollin profesional.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së