Shqipëria Sport Vendi

Taulant Xhaka: “Kisha vdek për këtë fanellë”, rrëfim plot emocione për debutimin me Shqipërinë

Emocionet, krenaria familjare dhe dashuria për fanellën kuqezi u bashkuan në fjalët e Taulant Xhakës, i cili ka ndarë një rrëfim të ndjerë në një intervistë për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Mesfushori shqiptar u rikthye pas në kohë duke kujtuar debutimin e tij të parë me Kombëtaren, një moment që e përshkroi si të paharrueshëm dhe të mbushur me ndjenja të forta.

“Kisha vdek për këtë fanellë. Me shumë emocione ka qenë debutimi im i parë, me një fitore. Ka qenë si ëndërr sepse e gjithë familja ime ishte krenarë për mua”, u shpreh Xhaka.

Ai theksoi se përfaqësimi i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një nder i jashtëzakonshëm, ndërsa çdo paraqitje me fanellën kuqezi ka pasur një domethënie të veçantë për të.

Deklaratat e Taulant Xhakës kanë ngjallur reagime të shumta te tifozët, të cilët vazhdojnë ta vlerësojnë për përkushtimin, pasionin dhe lidhjen e fortë emocionale me Kombëtaren shqiptare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së