Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se trajneri Rolando Maran do të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar më 28 maj, në orën 10:00. Një orë më vonë, tekniku italian do të dalë në konferencën zyrtare për media.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore më 1 qershor, ndërsa miqësorja e parë është planifikuar më 3 qershor, në orën 20:00, kundër Izraelit.
Sfida e dytë do të luhet më 6 qershor, po në “Air Albania”, ndaj Luksemburgut.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, ndërsa biletat janë në shitje online në ebileta.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit.
Dy miqësoret do të shërbejnë si testi i parë i Rolando Maran në krye të Kombëtares shqiptare, teksa trajneri italian synon të nisë ndërtimin e skuadrës për objektivin EURO 2028.

