Vinícius Júnior ka shprehur qartë dëshirën e tij për të vazhduar karrierën për një kohë të gjatë te Real Madrid, duke e cilësuar klubin madrilen si ëndrrën e tij.
Ylli brazilian po i afrohet fundit të kontratës me “Los Blancos”, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Megjithatë, vetë lojtari nuk e fsheh synimin për të qëndruar në “Santiago Bernabéu” edhe për shumë vite.
“Unë do ta vazhdoj kontratën time në kohën e duhur dhe do të rri këtu për një kohë të gjatë, sepse ky është KLUBI I ËNDRRAVE TË MIA.”
“Shpresoj të rri këtu për një kohë të gjatë. Ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën time, por jam plotësisht i sigurt. Presidenti beson tek unë.”
Megjithatë, situata e tij nuk është pa dilema. Forma e luhatshme dhe kritikat për sjelljen në fushë mund të ndikojnë në vendimin e klubit për rinovimin e kontratës.
Në të njëjtën kohë, Vinícius ka në tavolinë edhe një ofertë të majme nga Arabia Saudite, por në mendjen e tij mbetet vetëm Real Madridi, klubi ku dëshiron të ndërtojë të ardhmen e tij.

