Sport Sporte tjera

Vjedhje si në filma, zhduken super makinat milionëshe të ish-pilotit të Formula 1

Një rast që ngjan me skenar filmi ka tronditur botën e automobilizmit. Nëntë supermakina me vlerë miliona euro janë zhdukur nga garazhi privat i ish-pilotit të Formula 1, Adrian Sutil, në Monako.

Sipas mediave gjermane, rasti lidhet me një hetim të gjerë ndërkombëtar, ndërsa në qendër të dyshimeve janë persona që pretendohet se kanë lidhje me grupin rus Wagner.

Gjithçka thuhet se nisi pas një telefonate kërcënuese drejtuar familjes së Sutilit. Pak ditë më vonë, persona të armatosur dyshohet se u paraqitën në garazh, kërcënuan familjen dhe morën automjetet luksoze, të cilat më pas u zhdukën pa lënë gjurmë.

Mes makinave të zhdukura është edhe një Koenigsegg Agera One:1, një prej modeleve më të rralla në botë, vlera e së cilës përllogaritet në dhjetëra milionë dollarë. Në koleksion thuhet se ishin edhe një Koenigsegg Regera, Rolls-Royce Phantom, Ferrari California, disa modele Lamborghini e Porsche, si dhe një Mercedes-Benz 600 që dikur i përkiste Elvis Presleyt.

Vlera totale e koleksionit të zhdukur përllogaritet rreth 17 milionë euro, por ekspertët besojnë se çmimi real në treg mund të jetë edhe më i lartë.

Interpol ka marrë përsipër koordinimin ndërkombëtar të hetimeve, ndërsa autoritetet gjermane kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj ish-pilotit. Dyshohet se automjetet janë transportuar drejt Evropës Lindore ose Rusisë.

Deri më tani, vetëm një nga nëntë makinat e zhdukura është gjetur.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së