Sport Vendi

Drita zyrtarizon afrimin e Oniks Grezdës, firmos deri në vitin 2028

Skuadra e Dritës ka zyrtarizuar një tjetër përforcim për të ardhmen, duke bërë të ditur afrimin e sulmuesit Oniks Grezda. Talenti 18-vjeçar vjen nga FK Kukësi, ndërsa ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin gjilanas, e vlefshme deri në vitin 2028.

Për Grezdën, ky transferim përfaqëson një rikthim në futbollin kosovar, pasi më herët ka qenë pjesë e Ferizajt, ndërkohë që në Shqipëri ka aktivizuar edhe me fanellën e Skënderbeut, duke fituar përvojë të vlefshme në moshë të re.

Klubi i Dritës ka bërë të ditur se marrëveshja është finalizuar pas dakordimit fillestar për kartonin e lojtarit me FK Kukësi, të cilin e ka falënderuar publikisht për bashkëpunimin korrekt mes dy klubeve.

“Njoftojmë opinionin publik se futbollisti Oniks Grezda ka firmosur kontratë me klubin tonë deri në vitin 2028. Oniksi ka vendosur t’i besojë projektit tonë për hapin e radhës në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Me këtë lëvizje, Drita vazhdon strategjinë e investimit në lojtarë të rinj dhe premtues, duke synuar ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonet e ardhshme si në garat vendore ashtu edhe në arenën evropiane.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së