Manchester United po monitoron nga afër situatën e mesfushorit portugez Rúben Neves, duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij gjatë merkatos së dimrit. Sipas raportimeve të SKY UK, pengesa kryesore për “Djajtë e Kuq” mbetet kërkesa financiare e Al-Hilal, që vlerëson kartonin e lojtarit rreth 20 milionë paund.
Situata bëhet edhe më intriguese për shkak se kontrata e Neves me klubin saudit skadon në qershor, çka do ta bënte mesfushorin lojtar të lirë në verë, në rast se nuk arrihet një marrëveshje gjatë janarit.
Kjo rrethanë e vendos Manchester United përballë një dileme strategjike: të veprojë menjëherë duke paguar shumën e kërkuar për ta afruar në janar, apo të presë verën për ta marrë pa kosto transferimi.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Rúben Neves, ndërsa mbetet për t’u parë nëse United do të përshpejtojë negociatat apo do të zgjedhë të presë momentin ideal.

