Futboll Sport Vendi

Zhegrova drejt largimit? Orët e fundit të merkatos, Juventusi gati ta lëshojë yllin e Kosovës

Në orët e fundit të merkatos, emri i Edon Zhegrovës po përflitet gjithnjë e më shumë për një largim të mundshëm nga Juventusi. Futbollisti i Kosovës nuk po gjen hapësirat e nevojshme te “Zonja e Vjetër”, duke aktivizuar alarmin për të ardhmen e tij.

Zhegrova ka regjistruar 16 ndeshje dhe vetëm 319 minuta lojë, kryesisht nga stoli, pa bindur plotësisht as Igor Tudor dhe as Luciano Spalletti, përveç një ndeshjeje ku u aktivizua nga minuta e parë.

 Me pak orë deri në mbylljen e afatit kalimtar dhe interes nga disa skuadra, largimi i tij mbetet skenar real. Everton u përfol, por pista angleze është mbyllur.

Gjithçka është e mundur për Zhegrovën, ndërsa merkatoja hyn në fazën e saj më të nxehtë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së