Labinot Xhoxhaj dha një tjetër mesazh të fuqishëm nga Lahr i Gjermanisë: froni evropian mbetet i tij. Kampioni kosovar mbrojti titullin e Evropës në versionin e European Boxing Union (EBU), duke dominuar përballjen ndaj suedezit Pezhman Seifkhani.
Që nga gongu i parë, Xhoxhaj kontrolloi ritmin e duelit me qetësi dhe autoritet. Goditjet e tij të drejta dhe kombinimet e fuqishme e vendosën Seifkhanin vazhdimisht në presion, ndërsa epërsia u bë gjithnjë e më e dukshme me kalimin e rundëve.

Momenti vendimtar erdhi në rundin e katërt. Një seri goditjesh të rënda tronditën suedezin, i cili nuk arriti t’i përballojë më sulmet e kampionit. Xhoxhaj e rrëzoi në tapet dhe arbitri u detyrua të ndërpresë ndeshjen, duke vulosur fitoren me nokaut.
Një mbrojtje titulli me autoritet, një paraqitje kampioni dhe një sinjal i qartë për gjithë rivalët: Labinot Xhoxhaj është gati për sfida edhe më të mëdha dhe shpejt mund ta sfidoj edhe titull kampion të botës.

