Futboll Ndërkombëtare Sport

Gjyqi për Maradonën merr kthesë të fortë, vajza sulmon mjekun kryesor

Gjyqi për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona, ka marrë një tjetër kthesë të fortë, pasi vajza e tij, Gianinna Maradona, ka akuzuar publikisht mjekun kryesor për mungesë përgjegjësie gjatë trajtimit të të atit.

Gjatë dëshmisë në gjykatën e San Isidros në Buenos Aires, ajo kritikoi ashpër neurokirurgun Leopoldo Luque, duke theksuar se deklaratat e tij publike e kanë lënduar, sidomos kur ai ka mohuar rolin si mjek i Maradonës.

“E dëgjova në televizion duke thënë se nuk ishte mjeku i tij dhe kjo më dhemb shumë që ai nuk merr përgjegjësi”, u shpreh Gianinna gjatë seancës gjyqësore, ku po shqyrtohen akuzat për neglizhencë ndaj ekipit mjekësor.

Në proces janë përfshirë shtatë profesionistë të shëndetësisë, të cilët akuzohen për trajtim të papërshtatshëm në ditët e fundit të jetës së Maradonës. Ata janë rikthyer në gjyq pas anulimit të një procesi të mëparshëm për shkak të problemeve procedurale.

Sipas akuzës, kujdesi ndaj ish-futbollistit nuk ka qenë në nivelin e duhur gjatë qëndrimit të tij në një banesë në periferi të Buenos Airesit, ku ai po rikuperohej pas një operacioni në tru. Maradona ndërroi jetë në vitin 2020, në moshën 60-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

Të pandehurit kanë mohuar akuzat, ndërsa përballen me akuza për “vrasje nga pakujdesia”, një çështje që vazhdon të mbajë vëmendjen e opinionit publik dhe të botës së sportit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së