Amir Rrahmani do të vazhdojë të jetë pjesë e SSC Napoli edhe për dy vite të tjera, pasi ka rinovuar kontratën me klubin italian deri në vitin 2029.
Mbrojtësi i Kosovës ka arritur marrëveshje të re afatgjatë me kampionët italianë, duke konfirmuar rëndësinë e tij në projektin e klubit nga Napoli.
Sipas gazetarit të merkatos Nicolò Schira, marrëveshja tashmë është finalizuar dhe dokumentet janë nënshkruar gjatë ditëve të fundit.
Kontrata e re do t’i sigurojë kapitenit të Kosovës një pagë prej 3.8 milionë eurosh në vit.
Amir Rrahmani është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së SSC Napoli dhe rinovimi tregon besimin e plotë të klubit ndaj qendërmbrojtësit kosovar për objektivat në Serie A dhe garat evropiane.

