Aktualitet Lajme Lifestyle Ndërkombëtare Politike

Astronauti i NASA-s publikon pamjen, kur Toka “fshihet” pas Hënës, u filmua me telefonin e tij

Nga orbita, shumë mbi Tokë, astronauti i NASA-s Reid Wiseman kapi një pamje të rrallë dhe të thjeshtë të Hënës duke përdorur vetëm një telefon. Nuk ishte një xhirim i planifikuar, por një moment spontan, të cilin e ka ndarë në X.

Ai ndau një video disa sekondëshe të xhiruar përmes dritares së anijes kozmike gjatë misionit Artemis II në fillim të muajit Prilli, duke treguar Tokën që zhduket ngadalë pas hënës. Është një klip mahnitës, dhe akoma më mbresëlënës duke qenë se është xhiruar me një iPhone.

Vetëm një shans në këtë jetë… Ashtu si të shikoja perëndimin e diellit në plazh nga vendi më i huaj në kozmos, nuk munda t’i rezistoja një videoje të ‘Earthset’ të bërë me celular”, shkroi astronauti i NASA-s.

Në të njëjtën kohë, astronautë të tjerë si Christina Koch po përdornin kamera profesionale me lente të gjata 400 mm për të kapur imazhe të detajuara të momentit ku Toka duket sikur perëndon poshtë horizontit, ngjashëm me një perëndim dielli në planetin tonë.

Këto kamera mund të kapin detaje dhe shkëlqim të pabesueshëm, shumë përtej asaj që syri i njeriut ose një telefon mund të shohë. Por ky filmim telefonik tregon një histori tjetër, tregon perspektivën e papërpunuar dhe reale të të qenit atje.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur