Ish-futbollisti brazilian, Dani Alves, po përjeton një kapitull të ri në jetën e tij, larg futbollit. 43-vjeçari u shfaq në një event të madh fetar në Madrid, ku foli para rreth 35 mijë njerëzve si predikues.

Alves tregoi se periudha prej 14 muajsh në burg ishte momenti që i ndryshoi jetën, duke theksuar se besimi në Krishtin ishte pika kyçe e transformimit të tij. Ai deklaroi se edhe pse kishte humbur gjithçka, në atë moment kishte “gjetur Jezu Krishtin”.
Dani Alves u arrestua në janar 2023 në Barcelona, pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate (ngjarje e ndodhur në dhjetor 2022).
Pas lirimit nga akuzat në mars 2025, ai është afruar gjithnjë e më shumë me fenë dhe tashmë ushtron rolin e predikuesit në një kishë në Spanjë.
Në mesazhin e tij para të pranishmëve, Alves foli për “çlirimin shpirtëror”, duke theksuar se besimi mund të thyejë çdo “burg” dhe zinxhir në jetën e njeriut.

