Futboll Ndërkombëtare Sport

Lionel Messi shpallet lojtari më vendimtar i vitit 2025

Një tjetër vit në majë për Lionel Messi. Superylli argjentinas është renditur si futbollisti më vendimtar i vitit 2025, falë një sezoni ku ndikimi i tij në lojë ka qenë i jashtëzakonshëm në çdo aspekt.

Sipas analizave të publikuara nga CIES Football Observatory, Messi ka bërë diferencën jo vetëm përmes golave dhe asistimeve, por edhe për kontrollin e ritmit të ndeshjeve, organizimin e aksioneve dhe lidershipin në momentet më të ndjeshme të sezonit.

Aktualisht pjesë e Inter Miami CF, ai ka vazhduar të dominojë në MLS, duke dëshmuar se përvoja dhe klasi i tij mbeten vendimtarë pavarësisht viteve në karrierë. Statistikat e sezonit janë mbresëlënëse: 59 ndeshje me kontribut direkt në gol (37 realizime dhe 22 asistime), duke grumbulluar 66.3 pikë në vlerësimet totale.

Pas tij renditet Kylian Mbappe i Real Madrid, me 41 gola e asistime të kombinuara dhe 65.4 pikë. Në vendin e tretë dhe të katërt pozicionohen lojtarët e FC Bayern Munich, Harry Kane me 64.5 pikë dhe Michael Olise me 54.9 pikë.

Në mesin e talenteve të rinj bie në sy Lamine Yamal i FC Barcelona, që regjistroi 18 gola dhe 11 asistime, duke grumbulluar 46 pikë. Ndërsa i vetmi tjetër futbollist nën 23 vjeç në listë ishte Franculino Dju i FC Midtjylland, me 27.1 pikë.

Edhe pse tashmë me një karrierë të mbushur me trofe dhe tetë “Topa të Artë”, Messi vazhdon të dëshmojë se mbetet një figurë qendrore në futbollin botëror, duke lënë pas shumë yje të rinj dhe duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga lojtarët më me ndikim të epokës moderne.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së