Botërori 2026 Sport Vendi

Po kërkohet me ngulm në Superligë, Vedat Muriqi “i tmerrshëm” me kuqezinjtë: trigol ndaj gjigantëve!

Vedat Muriqi ka shpërthyer në mënyrë spektakolare në La Liga, duke tërhequr të gjithë vëmendjen në përballjen Mallorca – Athletic Bilbao, e cila u mbyll me fitoren 3-2 për vendasit. Sulmuesi shqiptar i Kosovës ishte heroi absolut i ndeshjes, duke realizuar trigolëshin e plotë dhe duke i dhënë fitoren skuadrës së tij i vetëm.

“Pirati” e hapi serinë e golave që në minutën e 5-të, për të dyfishuar shifrat në minutën e 42-të. Goli i tretë personal për 31-vjeçarin erdhi në minutën e 69-të, duke vulosur një paraqitje madhështore ndaj një prej skuadrave më të forta të kampionatit spanjoll.

Falë kësaj fitoreje, Mallorca largohet ndjeshëm nga zona e rrezikut në renditjen e La Ligës, ndërsa për Muriqin ky ishte një hap gjigant edhe në aspektin individual. Me këtë paraqitje, ai ngjitet në kuotën e 14 golave në kampionat, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve, pas Kylian Mbappé.

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit po qarkullojnë intensivisht raportime nga Turqia, sipas të cilave Vedat Muriqi po kërkohet me ngulm në Superligën turke. Burimet bëjnë të ditur se sulmuesi shqiptar i është vetëofruar Fenerbahçes, ndërsa klubi nga Stambolli është i gatshëm ta joshë me një ofertë financiare shumë të majme.

Forma e jashtëzakonshme e Muriqit po e kthen atë në një nga sulmuesit më të lakmuar të momentit në Evropë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së