Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat komentoi qëndrimin e PS për të mos lejuar arrestimin e Belinda Ballukut. Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama është kthyer në mbrojtës të korrupsionit dhe një i një të korruptuare si Balluku.

Ligjvënësi i opozitës thotë se vendimi për të mbrojtur Ballukun nuk është marrë dje, siç pretendon PS, por se është një vendim i paracaktuar që ditën kur Ballukut iu komunikua akuza për shkelje të pabarazisë në tende për rastin e Tunelit të Llogarasë.
Deputeti Gazment Bardhi tha se ‘të fortët’ që i referohet SPAK si personat që kanë kërcënuar të pandehur e dëshmitarë të çështjes së Belinda Ballukut, janë eksponentë të grupeve kriminale që veprojë në Fier, atje ku Balluku shërben si drejtuese politike e qarkut.
Bardhi tha se Rama gënjeu ditën e djeshme kur tha se regjistrimi i telefonatës ku Balluku kërcënon vartësen e saj, ishte në duart e prokurorisë që kur është lëshuar masa e parë e sigurimit.

