Aktualitet Lajme Ndërkombëtare

Pasojat e marrëveshjes SHBA-Iran ndjehen në mbarë botën, ulet ndjeshëm çmimi i naftës

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme menjëherë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të përkohshme paqeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sipas mediave të huaja mësohet se nafta e papërpunuar Brent ra me 2.3 për qind të enjten në Azi, duke e rikthyer pikën referuese ndërkombëtare në nivelin që ishte para 24 orësh.

Sakaq mësohet se kontratat e naftës Brent për dorëzim në gusht janë përqënduar kryesisht në koston prej 77.73 dollarë për fuqi.

Nga ana tjetër mësohet se nafta bruto amerikane WTI po tregtohet nën 75 dollarë për fuçi.

Marrëveshja, e nënshkruar nga presidentët e SHBA-së dhe Iranit, zgjat armëpushimin ekzistues me 60 ditë, ndërsa negociatorët përpiqen të arrijnë një zgjidhje për të vendosur paqe.

Siç newsbomb.al raportoi mëngjesin e sotëm, marrëveshja përfshin rihapjen e Hormuzit, heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit, zhbllokimin e aseteve iraniane dhe angazhimet e Teheranit për të mos synuar një bombë bërthamore.

Trump theksoi në samitin e G7 se SHBA-të ishin gati të rifillonin veprimet ushtarake nëse do të ishte e nevojshme, duke thënë: “Do t’i bombardojmë me të gjitha forcat nëse e shkelin marrëveshjen”.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur