Aktualitet Kronike Lajme

Safet dhe Behar Bajri kallëzojnë në SPAK Marjana Koçekun: Na ka cënuar nderin dhe dinjitetin

Safet dhe Behar Bajri kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër deputetes Marjana Koçeku, pas deklaratave të saj publike se persona të lidhur me familjen Bajri kishin kërcënuar atë dhe familjarët e saj.

Në kallëzimin e dorëzuar, ata i cilësojnë pretendimet e deputetes si të pavërteta dhe të pambështetura në prova, ndërsa kërkojnë nisjen e hetimeve për deklaratat e bëra publikisht. Sipas tyre, personat që përmenden në mënyrë të tërthortë nga Koçeku ndodhen aktualisht të privuar nga liria dhe nuk kanë pasur mundësi faktike të kryejnë veprimet që u atribuohen.

“Deklarata është bërë nga një deputete e Kuvendit dhe është shpërndarë gjerësisht në media kombëtare. Për shkak të pozicionit publik të autores:   deklarata ka pasur ndikim të gjerë;  ka ekspozuar familjen Bajri para opinionit publik si burim kërcënimi dhe dhune;  ka cenuar nderin, dinjitetin dhe reputacionin e anëtarëve të familjes”, thuhet ndër të tjera në padi.

Kujtojmë se një ditë më pare deputetja Marjana Koçeku iu drejtua me një mesazh publik grupit të njohur Bajri në Shkodër, duke lënë të kuptohet se familja e saj është kërcënuar nga elemente kriminale të kësaj organizate të skeduar nga autoritetet.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruante deputetja Marjana Koçeku.

Mesa duket kanë qenë Bajrat ata të cilët kanë marrë të parët hapin ligjor, hap ky i cili u paralajmërua edhe nga vetë avokati i familjes Bajri një ditë më parë. Sokol Tahiraj tha se akuzat e ngritura publikisht nga Koçeku janë të pabazuara në prova dhe përbëjnë sipas tij një sulm të drejtpërdrejtë ndaj reputacionit dhe dinjitetit të personave që ai përfaqëson.

Në të njëjtën kohë, avokati i bëri thirrje deputetes Koçeku që nëse disponon prova për pretendimet e saj, atëhere t’i paraqesë ato pranë institucioneve ligjzbatuese dhe jo t’i trajtojë publikisht në media apo rrjetet sociale.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur