Aktualitet Kronike Lajme

74 goditje me kamzhik për këngëtaren iraniane që këndoi pa hixhab, zemërim brenda dhe jashtë Iranit

Dënimi i këngëtares iraniane Parastu Ahmadi dhe tetë anëtarëve të ekipit të saj muzikor dhe të prodhimit me 74 goditje me kamzhik ka shkaktuar reagime të forta në Iran dhe jashtë tij.

Vendimi vjen pas një koncerti të transmetuar drejtpërdrejt në YouTube, ku artistja u shfaq pa hixhab, duke sfiduar rregullat e rrepta të vendosura nga autoritetet iraniane.

Sipas dokumenteve të gjykatës të cituara nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe avokatët e çështjes, gjykata penale në provincën Qom vendosi jo vetëm dënimin me kamzhik, por edhe ndalimin për dy vjet të largimit nga Irani si dhe ndalimin për dy vjet të ushtrimit të aktiviteteve artistike për të gjithë të dënuarit.Autoritetet iraniane i akuzuan të pandehurit për “fyerje të modestisë publike” dhe për prodhimin e publikimin në internet të asaj që e cilësuan si “përmbajtje imorale dhe të turpshme

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur