Botërori 2026 Futboll Sport

‘I papërgatitur dhe arrogant’/ ‘The Times’ kryqëzon Zlatan Ibrahimovic si komentator

Zlatan Ibrahimovic po kalon një periudhë të vështirë, teksa kritikat ndaj tij vazhdojnë të shtohen si për rolin në drejtimin e Milanit, ashtu edhe për paraqitjet si komentator në Kupën e Botës 2026.

Ish-sulmuesi suedez ka zgjedhur të jetë pjesë e ekipit të Fox Sports në SHBA gjatë Botërorit, një vendim që nuk është pritur mirë nga tifozët e Milanit, të cilët e konsiderojnë të papërshtatshëm largimin e tij në një moment delikat për klubin italian.

Kritikat nuk janë ndalur vetëm te tifozët. Gazeta britanike The Times ka vlerësuar ashpër performancën e Ibrahimovic në ekran. Editorialisti Andrew Marchand ka shkruar se “me më pak Zlatan, programi do të ishte më i mirë”, duke e akuzuar suedezin për mungesë njohurish specifike mbi skuadrat dhe futbollistët që po marrin pjesë në turne.

Sipas Marchand, Ibrahimovic dukej i papërgatitur edhe gjatë diskutimeve për trajnerin e Kanadasë, Jesse Marsch, ndërsa në kontrast lavdëroi ish-sulmuesin francez Thierry Henry, të cilin e cilësoi si një analist me “analiza elegante dhe iluminuese”.

Megjithatë, kritikat nuk duket se kanë lëkundur vetëbesimin karakteristik të Ibrahimovic. Në një skeç argëtues të Fox Sports, suedezi u pyet nëse një panel me katër Zlatanë do të ishte më i mirë se ai aktual me Rebecca Lowe, Thierry Henry dhe Alexi Lalas.

Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme: “Po”.

Një deklaratë tipike për Ibrahimovic, i cili edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist vazhdon të mbetet besnik stilit dhe vetëbesimit që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij në futboll.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së