Aktualitet Bota Lifestyle

Ndërroi jetë pas ndërhyrjes estetike, dënohet gruaja që i injektoi silikon modeles së njohur të OnlyFans!

jë grua është dënuar me katër vite burg në Shtetet e Bashkuara pasi u shpall fajtore për vdekjen e modeles së OnlyFans, Christina Ashten Gourkani, e njohur gjerësisht në rrjetet sociale për ngjashmërinë e saj me Kim Kardashian. 34-vjeçarja iu nënshtrua një procedure kozmetike të paligjshme në prill të vitit 2023, në një hotel pranë aeroportit ndërkombëtar të San Franciskos.

Gruaja që kreu procedurën, Vivian Alexandra Gomez, 53 vjeç, u shpall fajtore për vrasje nga pakujdesia dhe ushtrim të profesionit të mjekut pa licencë. Ajo ishte udhëtuar nga Florida në Kaliforni për të kryer trajtimin ilegal. Hetimet zbuluan se modelja u sëmur rëndë menjëherë pas injeksioneve dhe më vonë humbi jetën si pasojë e insuficiencës respiratore.Ekspertiza mjekoligjore konfirmoi praninë e silikonit në qarkullimin e gjakut, ndërsa prokurorët deklaruan se ajo pësoi arrest kardiak pas procedurës.
Pas ngjarjes, Gomez u largua nga Kalifornia dhe u kthye në Florida, por më pas u lokalizua, u arrestua dhe u ekstradua për t’u përballur me drejtësinë.

You may also like

Lifestyle

Ky parim samuraji po përdoret edhe sot: Si të ruani qetësinë nën çdo presion

Strategji shekullore që ju ndihmojnë të mos humbni kontrollin kur tensioni rritetContents1. Kultivoni një mendje të palëkundur2. Pranoni atë që
Lifestyle

Pse disa njerëz përparojnë, ndërsa të tjerët mbeten në vend? Gjithçka nis nga biseda me shefin

Strategjitë që ju ndihmojnë të mos mbijetoni në punë, por të ndiheni të vlerësuar dhe të sigurtContents1. Kultivoni një mendje