Deputeti socialist Ardit Bido ka reaguar një ditë pas tensioneve të regjistruara jashte ambienteve të Kuvendit, ku u përfshi në një përballje me një grup protestuesish.
Sipas tij, gjithçka ka nisur në momentin kur ai ka dalë nga ambientet e Kuvendit pas një dite të gjatë pune dhe është ndalur për të komunikuar normalisht me disa prej qytetarëve të pranishëm. Por situata sipas deputetit ka ndryshuar shpejt me afrimin e një grupi më të madh personash, të cilët kanë shpërthyer me fyerje dhe kanë shfaqur sjellje agresive.

Ai thekson më tej se në aktivitetin e tij publik por dhe politik nuk ka përdorur në asnjë moment gjuhë fyese apo etiketime personale, duke shtuar se për asnjë moment nuk ka ndjerë frikë, mirëpo që ajo lloj sjellje dhe dhune nuk duhet të përqafohet nga askush.
“Mua nuk më tremb kjo gjë, sepse unë nuk besoj se në vendin tim duhet të kem frikë se ku shkoj dhe ku duhet të eci. Këtë lloj dhune ne nuk duhet ta pranojmë”, thotë ai më tej.

