Botërori 2026 Futboll Sport

FFK publikon datat kur fillon sezoni i ri në Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin 2026/27 do të fillojnë më 15 gusht.

Sipas FFK-së, starti i kampionatit në mesin e muajit gusht u jep klubeve kohë të mjaftueshme për fazën përgatitore verore, zhvillimin e ndeshjeve miqësore dhe kompletimin e skuadrave para fillimit të garave zyrtare.

Ndërkohë, organet kompetente të FFK-së janë duke finalizuar të gjitha përgatitjet organizative për sezonin e ri, me qëllim që kampionati të nisë në mënyrë sa më të rregullt dhe të mirëorganizuar.

Detajet lidhur me shortin e garave, orarin e ndeshjeve dhe kalendarin e plotë të sezonit 2026/27 pritet të bëhen publike në javët në vijim nga Federata e Futbollit e Kosovës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së