Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje, rreth orës 18:26 në vendin tonë. Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit të Gjirokastrës.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC), magnituda e tërmetit ka qenë 3.6 ballë. Nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Edhe sizmiologët thonë se të tilla tërmete nuk janë të rrezikshme, por përkundrazi, kanë aspekte pozitive sepse ndihmojnë në çlirimin e energjisë së prodhuara nga fërkimi i pllakave tektonike, duke shmangur tërmete më të forta.

