Elijona Binakaj dhe Klodian Mhillaj deri më sot ishin një ndër dyshet më të preferuara të publikut shqiptar, pasi dashuria e tyre nisi në një reality show si “Big Brother Vip”.
Mirëpo së fundmi një përplasje e papritur ka ndodhur mes dyshes, çka ka shkaktuar distancimin e tyre nga njëri-tjetri, aq ata të jenë në listën e bllokave në Instagram.
Pasditen e sotme ishte Elijona ajo që zbuloi se Klodi i ka bërë bllok asaj në Instagram. Në foton e publikuar ish-finalistja e “BBVK4” shkruan: Xhelozia është sëmundje e madhe.

Nga postimi i Elijonës është lënë e nënkuptuar se shkak për bllokun dhe ndarjen e dyshes është bërë xhelozia e Klodit.
Lëvizja e Klodit ishte e papritur, pasi dyshja së fundmi është parë e lumtur në krahët e njërit-tjetrit.

