Botërori 2026 Futboll Sport

Gratë bëjnë “ligjin” në Botëror/ Tre arbitre amerikane drejtuan ndeshjen Çeki-Afrikë e Jugut

Në Kupën e Botës 2026 është shkruar një tjetër faqe historike. Në sfidën mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut, për herë të parë një ndeshje e Botërorit për meshkuj u drejtua nga katër arbitre femra, duke përfshirë arbitren kryesore, dy asistentet dhe arbitren e katërt.

Në stadiumin “Mercedes-Benz” të Atlantës, para afro 68 mijë tifozëve, drejtësinë e ndanë amerikanet Tori Penso, Katrin Nesbitt dhe Brooke Mayo, ndërsa kompletoi ekipin edhe arbitrja e katërt. Ishte gjithashtu hera e parë që një treshe e plotë femrash nga Shtetet e Bashkuara drejtoi një ndeshje në një Botëror të meshkujve.

Pavarësisht presionit dhe emocioneve të një debutimi historik në skenën më të madhe të futbollit, arbitret amerikane zhvilluan një paraqitje të vlerësuar pozitivisht.

Ky sukses vjen pas një rruge të gjatë në futbollin e meshkujve, ku Penso, Nesbitt dhe Mayo kishin bërë histori edhe më herët, duke drejtuar finalen e US Open Cup mes Austin FC dhe Nashville SC në tetor të vitit 2025.

Për 39-vjeçaren Tori Penso, kjo ishte një arritje e veçantë personale. Ajo u bë gruaja e dytë në histori që drejton si arbitre kryesore një ndeshje të Kupës së Botës për meshkuj, pas francezes Stéphanie Frappart, e cila vendosi drejtësi në sfidën Gjermani–Kosta Rika në Botërorin e Katarit 2022.

Një moment simbolik që konfirmon se kufijtë në futboll po thyhen gjithnjë e më shumë dhe se roli i grave në sportin më popullor në botë po bëhet pjesë e pandashme e normalitetit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së