Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz

Dua Lipa ndan foton e para nga dasma! E veshur me fustanin e bardhë me pupla

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ditën e sotme ka ndarë pamjet e para nga dasma e saj me aktorin e shumënjohur Callum Turner, duke na dhënë pamje të reja nga afër rreth kurorëzimit të dashurisë së tyre.

Siç mund ta shikojmë dhe në fotot e nxjerra nga vetë Dua Lipa, artistja shqiptare ka shkëlqyer në ditën e saj më të veçantë të jetës, ku ajo, e veshur me fustanin e bardhë i cili është i mbushur me pupla, duket tamam si një zanë.

E buzëqeshur dhe më sy që i shkëlqejnë, vajza jonë shqiptare shfaqet goxha e lumtur në krahët e partnerit të jetës së saj.

Sakaq mësohet se gjatë mbrëmjes ka performuar këngëtari i shumënjohur Elton John, duke kënduar hitin e tij “Your Song”.

Ndërsa të ftuarit shijuan një menu me specialitete siciliane, përfshirë “anelletti alla Norma” (makarona të pjekura), “panelle” (petulla me qiqra) dhe “crocché” (kroketa), ndërsa për ëmbëlsirë u shërbyen “cassata” dhe “cannoli”.

Mes të ftuarve VIP ishin emra të njohur si Donatella Versace, Joe Alwyn, Charli XCX, Mark Ronson, Grace Gummer dhe këngëtari i Tame Impala, Kevin Parker.

Çifti e kishte kurorëzuar më herët martesën me një ceremoni civile private në Londër, por festimet e zhvilluara në Itali u kthyen në një event madhështor tre-ditor.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur