Botërori 2026 Futboll Sport

Carlo Ancelotti jep lajmin e madh

Brazili po përgatitet për ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 ndaj Skocisë, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Neymar do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

“Seleção” vjen në këtë përballje pas fitores bindëse 3-0 ndaj Haitit dhe synon ta mbyllë grupin në vendin e parë. Në konferencën për shtyp, Ancelotti bëri të ditur se mund të ketë ndryshime në formacion për ndeshjen e 24 qershorit.

“Nuk dua të jap një identitet përfundimtar. Mund të ndryshoj diçka në ndeshjen e ardhshme”, deklaroi tekniku italian.

Ai theksoi se objektivi kryesor i Brazilit mbetet fitorja ndaj Skocisë dhe sigurimi i kreut të grupit.

“Duam të mposhtim Skocinë për ta përfunduar grupin në vendin e parë. Do të jetë shumë e rëndësishme për vazhdimin e turneut”, tha Ancelotti.

Trajneri brazilian paralajmëroi gjithashtu se Skocia është një kundërshtar i vështirë, i aftë të krijojë probleme edhe ndaj skuadrave më të forta.

Lajmi më i mirë për tifozët brazilianë mbetet rikthimi i Neymarit. Sulmuesi kishte munguar në dy ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi, por tashmë është gati të rikthehet në dispozicion të ekipit.

“Ai është mirë. Do të stërvitet i vetëm për një ditë dhe më pas do t’i bashkohet grupit. Do të jetë i gatshëm për Skocinë”, konfirmoi Ancelotti.

Në anën tjetër, shqetësim mbetet gjendja e Raphinhas, i cili u largua nga ndeshja ndaj Haitit për shkak të një dëmtimi dhe ende pret vlerësimin e stafit mjekësor.

Në fund, Ancelotti mbrojti edhe pushimet e hidratimit gjatë ndeshjeve të Botërorit.

“Më pëlqejnë këto ndërprerje. Me temperaturat e larta, lojtarët rikuperohen më mirë dhe trajnerët kanë mundësi të bëjnë rregullime taktike”, u shpreh ai.

Brazili do të kërkojë ndaj Skocisë jo vetëm kualifikimin në fazën tjetër, por edhe vendin e parë në grup, duke synuar të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut me moral të lartë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së