Aktualitet Kronike Lajme Politike

Banda e “Bajrave” kërcënon familjen e deputetes, Marjana Koçeku/ Reagon Policia e Shkodrës

Pasi deputetja Marjana Koçeku u drejtoi një mesazh Bajrave në Shkodër, duke nënkuptuar se ajo dhe familjarët e saj ishin kërcënuar prej tyre.

A2 shkruan se ka kërkuar informacion në Policinë e Shkodrës, nëse deputetja e këtij qarku kishte bërë denoncim për ndonjë kërcënim.

Sipas Policisë, “as Marjana Koçeku dhe as familjarët e saj nuk kanë bërë denoncim për kërcënim në polici“.  

Pak më parë Marjana Koçeku, paralajmëroi në rrjetet sociale, Bajrajt e Shkodrës se do t’i shkatërronte nëse u ndodhte gjë familjarëve të saj.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkroi ajo.

Pak ditë më parë deputetja Marjana Koçeku braktisi Partinë Socialiste duke dalë e pavarur, veprim ky që ka ngjallur shumë debate në radhët e socialistëve.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur