Aktualitet Lajme Politike

Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres…

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, pas mbledhjes së grupit parlamentar, thumboi edhe ish ministren e Jashtme Elisa Spiropali, për marrëveshjen e re për Shqipërinë, për të cilën ajo u shpreh në llogarinë e saj në Facebook, vetëm pak ditë pas nisjes së protestave kundër projektit të Zvërnecit.

Rama tha se ka disa shpirtra të humbur brenda PS që duan Shqipëri të re dhe shprehu se mëzi pret që t’i sjellin draftin, por shtoi se ka frikë se nuk do të vijë kurrë.

“Është edhe një thirrje për një Shqipëri të re, dhe ka dhe disa shpirtra të humbur në partinë tonë, që duan një Shqipëri të re. Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Por kam frikë se nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingo lart dhe ‘hi hi hi hi Shqipëria e re’. Do kritikohemi e sulmohemi, por kemi detyrimin të mos zgjedhim rrugën e lehte, të mos zgjedhim të jemi popullorë, kur duhet të jemi të përgjegjshëm”, tha Rama.

Kujtojmë se para disa ditësh ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali tha se duhet një marrëveshje e re për Shqipërinë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur