Aktualitet Bota Lajme

Tragjike: Këto janë dy vajzat kosovare që u aksidentuan për vdekje në Gjermani

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani.

E.Zubaku 24 -vjeçare, dhe A.Zubaku 18-vjeçare (emra të njohur për redaksinë), janë viktimat e këtij aksidenti të rëndë, transmeton Klankosova.tv.

Vdekja e tyre është konfirmuar edhe nga familjarët e të ndjerave, ndërsa dhimbja për këtë humbje është e madhe.

Nga ana tjetër, mediumet gjermane raportojnë se një person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda. Në aksidentin zinxhir që pasoi përplasjen fillestare, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete, humbën jetën dy vajza.

Sipas dyshimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar aksidentin fillestar. Një nga personat e përfshirë mbeti i lënduar rëndë.

Për shkak të përplasjes, pesë automjete që po lëviznin pas tyre nuk arritën të frenonin në kohë, duke shkaktuar një aksident tjetër zinxhiror.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pasagjerët e katër automjeteve nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy vajzat që udhëtonin së bashku në një veturë humbën jetën në vendngjarje. /klankosova.tv

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur